Horoskopi ditor 7 gusht 0 237

Dashi

Jo të gjitha objektivat tuaja do të realizohen sot. Shumë dyshime lidhur me një marrëveshje të bërë në momentet e fundit. 

Demi

Sot mund t’i mbroni shumë mirë idetë tuaja edhe pa e ngritur tonin e zërit. Në shumë raste kjo gjë vetëm do t’ju dëmtonte duke krijuar mosbesim.

Binjakët

Do të ketë një harmoni midis gjithë personave tuaj të afërt sot. Kjo falë inteligjencës tuaj që keni ditur se si të sheshoni mosmarrëveshjet.

Gaforrja

Sot do të keni debate me këdo që ju del përpara në rrugën tuaj. Jo gjithmonë ata që mendojnë ndryshe nga ju e kanë gabim, mbase po gaboni ju.

Luani

Një udhëtim i papritur do të ndryshojë të gjitha planet e ditës tuaj. Duhet të shtyni për më vonë çdo gjë që kishit menduar të bënit.

Virgjëresha

Sot ju duhet të merreni me financat që po fillojnë po zvogëlohen shumë kohët e fundit. Filloni të kurseni pak që të ndiheni më të qetë.

Peshorja

Vazhdoni të jeni të pavendosur në qëndrimet që merrni. Kjo do të sjellë konfuzion jo vetëm tek ju, por edhe te personat që varen nga ju.

Akrepi

Sot do të merrni një dhuratë që nuk e prisnit. Cdo gjë e mirë që po ju ndodh është falë sjelljes suaj korrekte me këdo që ju ka lidhur puna.

Shigjetari

Keni një takim që mezi po e prisni dhe po i kushtoni të gjithë vëmendjen tuaj. Në sajë të tij varen shumë gjëra në të ardhmen tuaj.

Bricjapi

Jeni duke ecur në rrugë të ndryshme me partnerin dhe kjo gjë do t’ju nervozojë shumë sot. Do të shkoni drejt një ftohje, që sa vjen po bëhet më e thellë.

Ujori

Do të dëgjoni lajme tē bukura nga miqtë tuaj sot dhe kjo gjë do t’ju kënaqë pa masë. Mbase dhe ju mund të bëheni protagonistë duke dhënë një lajm tuajin.

Peshqit

Nëse ndryshoni ambjent e keni të qartë se ku doni të shkoni. Jeni të dashuruar me detin dhe është vendi juaj ideal për t’u relaksuar.

 

Previous ArticleNext Article