Ja si duhet ti ruajmë produktet kozmetike me gjithë këtë vapë! 0 142

Pavarësishty faktit se jemi mësuar me valën e të nxehtit që na shkrin fondatinën nga fytyra në mes të ditës, mesa duket mënyra se si i ruajmë produktet tona kozmetike nga fondatina e deri te parfumi bën një goxha ndryshim.

Parfumi

Sipas instagramit vendi perfekt për të rreshtuar parfumet tanë është ose në dhomën e gjumit ose ne banjo por sipas ekspertes së parfumeve Rebecca Richmond nëse I mbajmë ata në një vend që i zë dielli na dëmtojnë më shumë se sa ne e mendojmë pasi duke e mbajtur parfumin në një vend të shndritshëm dhe me lagështië do të prishet duke ndryshuar kështu edhe aromën.. Parfumi duhet ruajtur në një vend të freskët dhe të thatë si për shembull në frigorifer për të qenë i freskët.

Fondatina

Sipas ekspertëve të makijazhit frigoriferi është vendi perfekt për të ruajtur makijazhet tona me këtë valë nxehtësie. Që fondatina të mos prishet nuk duhet të ekspozohet nën rrezet e diellit pasi mund të thahet dhe të ndahet nga vajrat natyralë që përmban.

Manikyri

Manikyri është një tjetër product I cili ka nevojë për një vend në frigorifer pasi ekpertët shpjegojnë se drita e diellit dhe nxehtësia bëjnë që produkti të bëhet shumë I trashë dhe ndryshon ngjyrën. Duke e ruajtur atë në frigorifer ai nuk pëson asnjë ndryshim.

Fiksuesi I makijazhit

Kur vjen fjala te fiksuesi I makijazhit tam bash në një vend të ftohtë e të freskët është gjëja më e mirë që mund të bësh pasi frigoriferi jo vetëm që e mbron atë nga prishja por e mban dhe të ftohtë.

Rimeli

Rimeli është i vetmi që bën përjashtim dhe nuk duhet të ruhet në frigorifer pasi bakteria e cila gjendet te rimeli mund të shkaktojë një infeksion të syrit nëse kjo ndodh. Rimeli duhet të ruhet  në një vend të thatë si në dollapin e tualetit që të zgjasë sa më shumë.

Burimi/The Sun

Previous ArticleNext Article