Vathët e mëdhenj, aksesori më në modë i momentit! 0 256

Kjo është vera e aksesorëve nga më të veçantët dhe më të çuditshmit. Kemi parë frutat që parakaluan njëra pas tjetrës për të na dhënë pak nga veçantia e tyre në rroba e në aksesorë, pamë ngjyra neon si trendi më i ri i thonjve dhe sot do të flasim për vathët. Vathë të mëdhenj, sa më të mëdhenj aq më mirë, me ngjyra dhe gurë nga më të larmishmit. Gjithçka lejohet për sa kohë që vathët tuaj janë në trajtë rrethi dhe janë të stërmëdhenj!
Kjo nuk është një modë e re. Vathët e mëdhenj rrethorë kanë qenë në modë shumë vite më parë, për shumë vite u zbehën dhe këtë vit janë rikthyer sërish fuqishëm.
Më poshtë ju sjellim galerinë e fotove të personazheve të famshëm që i kanë bërë këta aksesorë pjesë të tyren. Nëse edhe ju doni t’ju bashkoheni atyre nuk do të bënit keq. Përveç se do të jeni në modë nuk humbisni asgjë!



 

Previous ArticleNext Article