KreuStil Jetese

Nutricionisti i famshëm: 7 ushqimet që do t’u freskojnë në ditë të nxehta

Që ditët e nxehta të verës tashmë jane ulur “këmbëkryq”, kjo u pa edhe sot që orët e para të mëngjesit. Teksa mendojmë vetën kondicionerin dhe detin, shpresë ka edhe te konsumimi i produkteve të caktuara. Dhe këshillën e japin vetë ekspertët.

Siç duket, ka disa ushqime të caktuara të cilat duhet t’i hamë gjatë këtyre ditëve të nxehta për t’u freskuar – duke përfshirë spinaqin dhe supën.

Nutricionisti Daniel O’Shaughnessy, në bashkëpunim me Just Eat, kanë përpiluar një listë me ushqimet më të mira që duhet ngrënë – dhe shmangur – në mënyrë që të freskoheni.

 

Daniel thotë se shalqiri, xhenxhefili dhe reduktimi i karbohidrateve dhe proteinave janë mënyrë e mahnitshme për t’i luftuar temperaturat e larta.

Këto janë 7 ushqimet që duhet t’i hani për t’u freskuar, sipas ekspertëve:

– Spinaqi

– Supa në mbrëmje

– Shalqiri

– Xhenxhefili

– Reduktoni sasinë e karbohidrateve që i hani

– Hani qepë

– Hani ushqime dhe konsumoni pije që përmbajnë nenexhik

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF