5 arsye përse po ju bien flokët 0 339

Një nga problemet më të mëdha në jetë është humbja e flokëve. Vërtetë është problem estetik, në të shumtën e rasteve flokët rikuperohen, por flokët janë gjysma e bukurisë dhe t’i humbasësh ato është shqetësuese.
E rëndësishme është që me trajtimin e duhur ato rikthehen si dikur. Në këtë artikull kemi vendosur ti sjellim 5 arsye përse mund të jeni duke humbur flokët tuaja dhe si t’i rikuperoni.



 

1. Mjetet e stilimit

Nëse pjastra dhe tharësja janë mjetet më të përdorura për të stiluar flokët, ky është një problem i madh. Nxehtësia dihet që i shkatërron flokët. Nuk ka më keq se flokët e djegur. Ato jo vetëm do të këputen si pasojë e nxehtësisë së piastrës, por tharësja e dëmton skalpin dhe rrënjen e flokut duek e ulur shumë aftësinë e flokëve për t’u rritur. Eleminoni sa më shumë nxehtësinë në flokët tuaj. Përdoreni rralë nxehtësinë në flokë, përveç se dëmit nuk ka asnjë të mirë!

2. Boja e flokëve

Nëse pëlqeni të jeni bjonde ndërkohë që ngjyra juaj natyrale është shumë e errët është e kuptueshme që flokët tuaj tashmë janë duke vuajtur!
Flokët e dëmtuar nga boja janë një nga faktorët kryesorë për humbjen e flokëve. Bëni mirë që të ndërroni ngjyrën e flokëve ose të përdorni një shampo për flokë të dëmtuar, pa sulfate dhe silikone, në mënyrë që të mbajë të hidratuar rrënjen dhe majat. Më e mira që mund të bëni për flokët tuaja është të qëndroni sa më afër ngjyrës suaj natyrale dhe të përdorni produkte delikate për kujdesin e flokëve tuaj.

3. Probleme me tiroiden

Problemet me tiroiden janë një nga faktorët kryesorë ppër humbjen e flokëve. Nëse gjëndra tiroide nuk është e balancuar mënjehërë ndikohet hormoni që ka të bëjë me rritjen e flokëve. Kjo sjell rënien e flokëve dhe mosdaljen e flokëve të rinj. Nëse po humbisni flokë në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk keni asnjë arsye që kjo të ndodh, kontrolli i tiroides mund të jetë zgjedhja e duhur.

 

4. Jeni vërtetë shumë e stresuar!

Gjatë periudhave shumë të zgjatura të stresit flokët kanë tendencën të bien në mënyrë të pakontrulluar. Kjo fazë njihet si “ rënie flokësh si pasojë e shokut”. Është një periudhë që zgjat nga disa javë deri në disa muaj. Lajmi i mirë është që sapo periudha e stresit kalon flokët fillojnë dhe ridalin. Lajmi i keq është që për stresin nuk ka një kurë! E vetmja gjë që mund të bëni është të qetësoheni me shëtitje të gjata ose duke medituar dhe të prisni që gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

5. Sapo keni lindur një fëmijë

Ndryshimi i nivelit të hormoneve ndikon shumë në rënien e flokëve. Niveli i hormoneve ndryshon drastikisht nga periudha që ju ishit shtatëzënë dhe pasi lindët dhe kjo sjell humbjen e flokëve tuaj. Lajmi i mirë është që sapo balancimi i hormoneve të ndodhë gjithçka do t’i rikthehet normalitetit. Një dietë e balancuar dhe pak durim është gjithçka që ju duhet!

Previous ArticleNext Article