KreuCelebrity

5 gjëra që nuk i dinit rreth Beyonce!

Është vera e Beyonce: Së pari ajo dhe Jay Z surprizuan fansat e tyre në ndalimin e tyre në Londër pas turit të tyre botëror Who Run The World II me një bashkëpunim të ri: jo vetëm një shtim të ri në familje por një album i tërë kolektiv i ri i quajtur Everything is Love. Për më tepër Beyonce do të shfaqet në kopertinën e Vogue për numrin e Shtatorit 2018.

Më poshtë ju paraqesim 5 gjëra që ndoshta ju nuk I dinit për Queen B

Ndërsa shumë këngëtarë kanë ndryshuar emrin e tyre skenik, në fakt Beyonce mban emrin e saj të vërtetë- dhe ka një domethënie familjare. Emri Beyonce është një variant I mbiemrit të vajzërisë së nënës së saj ‘Beyince’. Në një dokumentarë muzikor të shfaqur në HBO me emrin Life is But a Dream, Daja i Beyonce ndau me shikuesit origjinën e emrit të saj. “Motra ime Tina mendonte se ne nuk kishim shumë djem në familje që të trashëgonin mbiemrin ‘Beyince’ prandaj mbiemrin e saj Beyince ia vendosi si emër vajzës së saj Beyonce,” tha ai.

Aftësia e Beyonce për të kënduar është zbuluar nga mësuesja e e baletit të saj Darlette Johnson. “Unë nisa një këngë dhe ajo e përfundoi, duke më lënë pa fjalë,” tha Johnson për CNN në 2013-ën. “ I thashë asaj të vazhdonte të këndonte dhe ajo nuk mundte pasi ishte shumë e turpshme. I premtova se do ti jepja një dollar dhe ajo këndoi përsëri. Kur prindërit e Beyonce shkuan ta merrnin po atë mbrëmje Johnson u tha atyre, “Ajo mund të këndojë! Ajo mund të këndojë me të vërtetë!”

Në 2010 Beyonce dhuroi të gjitha paratë që mori nga filmi Cadillac Records në 2008-ën ku ajo portretizoi këngëtaren Etta James, për të hapur një qendër rehabilitimi në Bruklin. Ajo u takua me gra të cilat trajtoheshin atje ndërsa pregatitej për rolin e James e cila vuante nga varësia ndaj drogës dhe tha se kjo eksperiencë pati një efekt të madh te ajo: “ Përmes historive të tyre unë kuptova se ne të gjithë kemi vështirësitë tona dhe mundohemi të gjejmë mënyra si ti tejkalojmë ato. Varësia ndaj drogës është një stigmë që duhet hequr. Varësia është një sëmundje dhe këto gra të mrekullueshme që takova nuk zgjodhën që të krijonin varësi por zgjodhën që të bëhen më mirë.” Beyonce citoi gjithashtu se fëmijëria që kaloi në sallonin e bukurisë së nënës së saj ishte një tjetër burim frymëzimi për të.  “ Pashë se një sallon bukurie ishte një vend ku femrat shoqërohen me njëra tjetrën, ndajnë histori, qeshin, qajnë dhe marrin apo japin këshilla,” tha ajo. “ Më e rëndësishmja është se unë pashë se nëna ime ishte e lumtur që ishte pjesë e transformimeve të tyre.”

Beyonce nxorri në treg albumin e katërt në studio , 4, në 2011-ën por domethënia që fshihet pas këtij numri është akoma më e madhe. “ Ne të gjithë kemi numra special dhe numri im special është 4-ra,” tha këngëtarja. “ Është dita që unë kam lindur. Është data e lindjes së nënës time dhe shumë miqve të mi. Unë jam martuar në 4 prill.” Beyonce dhe Jay Z kanë bërë tatuazh numrin 4 me shkronja romake në gishtin e unazës. Madje emri I vajzës së tyre Ivy mendohet se vjen nga numri romak IV.

Gjatë MTV Video Music Award në 2011-ën, Beyonce zbuloi shtatzaninë e saj gjatë performancës së këngës “Love on Top”. “Dëshiroj që të ndjeni dashurinë që po rritet brenda meje,” tha ajo para se të hiqte bluzën e saj dhe të zbulonte barkun e rrumbullakosur para fansave të saj. Zbulimi publik i saj në fakt bëri histori: Është futur në rekordet Guinnes pasi janë bërë më shumë twite se asnjëherë më parë në VMA.

Burimi/Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF