Bleona Qereti shpërthen : “Mjaft më modifikuat fotot, ky është trupi im” 0 539

Bleona Qereti ka një mesazh për të dhënë dhe ka vendosur ta bëjë këtë me anë të një fotoje.

Këngëtarja pozon topless nga një varkë ndërkohë që bashkëngjitur fotos bardhë e zi shkruan: “Mesazh për paparacët: Kam punuar shumë gjatë jetës sime që të jem e lirë dhe e pavarur nga çdo kush e gjithçka. Paguaj një çmim shumë të lartë për këtë! Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Ju nuk mund të ma hiqni dot këtë liri. Ky është trupi im i vërtetë, mjaft i shitët këto foto dhe mjaft i modifikuat me photoshop”.

Qartazi kuptohet që diçka ka ndodhur dhe Bleona nuk ka mundur të durojë më gjatë dhe ka vendosur të sqarojë gjithçka. Statusi në origjinal është shkruar në gjuhën angleze dhe kjo na bën të mendojmë që mesazhin e ka për persona të huaj. Ajo njihet për faktin që është e drejtpërdrejtë kështu që s’ mund të ndodhte ndryshe, kushdo që i ka rënë në qafë sapo mori hakun, por jemi kaq kuriozë të dimë kush janë këta persona që e kanë shqetësuar kaq shumë…

Previous ArticleNext Article