Lori Hoxha replikon me komentuesen: “ Bëj kujdes çfarë…” 0 1133

Konsiderohet si një nga femrat më me stil në Shqipëri. Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha gjithmonë është në qendër të vëmendjes, ndonjëherë edhe nëse s’ bën asgjë.
Këtë herë Lori tërhoqi vëmendjen me një koment të bërë në një nga fotot e saj. Ndërkohë që ka qenë në Milano, Lori ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, foto ku komentet s’ kanë munguar, por ka qenë një koment nga një ndjekëse që Lori ka vendosur t’i kthejë përgjigje.


Fotoja e blogeres është shoqëruar me përshkrimin: “ I wish my black sock wasn’t showing / Do të doja që çorapja ime e zezë të mos dukej ”, ndërkohë që një komentuese i shkruan: “ I wish I could have your problems / Do të doja të kisha problemet e tua ”. Lori nuk e ka lënë me kaq dhe shkruan: “ Be careful what you wish for! / Kujdes çfarë dëshiron! “ . Një replikë në dukje e parëndësishme, por çfarë mund të ketë në jetën e Lorit që të jetë kaq problematike?

Kot nuk është shprehja: “ Kë di më mirë, më keq është”, dhe ndoshta kjo ka vend edhe në rastin e Lorit. Ajo që shohim, jeta e përrallave, gardëroba fantastike e gjithçka tjetër, mesa duket janë vetëm sipërfaqja, kushedi ç’ fshihet poshtë!

Previous ArticleNext Article