KreuFashion

Maskë për lëkurë të thatë në kushtet e shtëpisë

Duket e pabesueshme që në këtë të nxehtë të ketë ndonjë njëri që vuan nga lëkura e thatë e fytyrës, por ja që kjo është e vërteta! Të shumtë janë personat që vuajnë nga lëkura e thatë edhe gjatë verës. Ju sjellim këtë maskë për t’iu kursyer para dhe kohë. Gjithçka për këtë maskë e gjeni në shtëpinë tuaj dhe kushton shumë më pak se një trajtim tek estetistja!

Ju duhen:

2 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle avokado
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 mango e shtypur

Përzieni të gjithë përbërësit. Lëreni për 15 minuta dhe më pas hiqeni me një peshqirë të ngrohtë.

Pse funksionon: Mjalti është shumë i mirë për të hidratuar pa ju shkaktuar puçrra. Avokado është shumë e pasur me omega- 3 dhe me vitaminë B të cilat janë të mrekullueshme për të rregulluar të gjithë dëmtimet e lëkurës. Mango ju ndihmon për të zbardhur lëkurën duke qenë se është plot me vitamin C, ndërkohë që vaji i ullirit zbut dhe ka veti antinflamatore duke kuruar njollat e shkaktuara nga dielli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF