KreuCelebrity

Për pak ditë bëhet nënë, zbulohet emri i djalit të këngëtares shqiptare

Këngëtaren Adelina Tahiri pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e vogëlushit të saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj udhëtimin e saj që tani po shkon drejt fundit. Vetëm disa ditë e ndajnë Adelinën nga ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë dhe shumë janë kuriozë për të ditur emrin e të voglit.
Shumë prindër e lënë emrin për në momentin e fundit ndërsa disa të tjerë e kanë gjetur emrin përpara se të jetë ngjizur fëmija. Përsa i përket Adelinës duket se ajo tashmë e ka një emër në mëndje.
Këtë detaj e ka bërë publik miku i Adelinës, këngëtari Bertan Asllani.


Në foton që ajo ka publikuar në Instagram ku tregon që shtatëzanisë po i vjen fundi Bertani shkruan: “ Djan Carlo po vjen”, duke na lënë kështu të kuptojmë që ndoshta ky do të jetë emri i të vogëlushit që pritet të vij.
Emër i veçantë, s’ke ç’thua!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF