KreuStil Jetese

Sa minuta në ditë duhet të kryeni aktivitet fizik për të jetuar 10 vjet më shumë!

Nuk ekziston të paktën akoma një pilulë për pavdekshmërinë por nuk është sekret se një dietë e mirë dhe ushtrimi i rregullt fizik mund t’ju ndihmojnë të parandaloni sëmundjet në një moshë të thyer.

Në një përpjekje për të deshifruar saktësisht se sa vite shtesë fitojnë të gjithë ata që kryejnë rregullisht aktivitete fizike, Instituti Westmead i kërkimeve mjekësore intervistoi 1,500 të rritur Australianë mbi moshën 50 vjeçare dhe ndoqi progresin e tyre për një dekadë. Nga studimi doli se entuziastët e palestrës që ushtroheshin intensivisht 600 minuta në javë kishin 2 herë më shumë gjasa të mos prekeshin nga infarkti, sëmundjet kardiovaskulare, angina, kanceri apo diabeti. Profesori i Asociuar Bamini Gopiath i Universitetit të Sydney, thotë se nëse kryeni shumë aktivitet fizik ka shance që të jetoni 10 vjet më shumë. Ky është një fakt i pabesueshëm që të bën të veshësh atletet dhe të dalësh shëtitje por a është me të vërtetë kaq e thjeshtë? Fatkeqësisht jo.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që çdo individ të kryejë një minimum prej 600 minutash MET aktiviteti fizik në javë. 600 MET është ekuivalente me 150 minuta ecje ose 75 minuta vrap në ditë, gjë që moshat mbi 50 vjeç kanë vështirësi për ta bërë.

Çfarë është një minutë MET ?

MET është një emër tjetër për ekuivalent metabolic; një masë ushtrimesh fizike intense të bazuara në konsumin e oksigjenit. Më specifikisht një Met i vetëm përcaktohet si masa e oksigjenit që një person ka nevojë bazuar në peshën trupore gjatë një minute pushim.  

Në mënyrë që të plotësojmë 5000 minuta Met që janë të nevojshme për të përfituar të gjitha benefitet e rinisë së përjetshmë, ju duhet të ecni për 21 orë ose të vraponi për 10.5 orë. ‘Disa të rritur nuk janë në gjendje që të përfshihen në aktivitet intensive fizik,’ thotë Dr. Gopinath, “por ne I inkurajojmë personat mbi 50 vjeç që nuk janë aktivë të kryejnë disa aktivitete fizike dhe ata të cilët tashmë kryejnë disa aktivitete fizike të htojnë intensitetin e ushtrimeve kur të jetë e mundur.”

Për ata persona të cilët nuk duan të ushtrohen çdo javë në palestër, you mund të provoni notin ose Yoga-n pasi edhe me këto aktivitete digjni po aq Kilojaul- e gjitha çka duhet të bëni është të merrni kohën e duhur.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF