Blendi Fevziu tregon pasionin për zhytjen, e flet për dashurinë e parë 0 167

Blendi Fevzi sot në “Pushime on Top” na tregoi shumë për jetën e tij. Foli për dashurinë e parë, pasionet e tij të veçanta siç janë udhëtimet dhe zhytja.

Është gjithmonë e veçantë që një personazh si Fevziu, gjithmonë serioz të tregojë rreth dashurisë së tij të parë.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” tha ai.

I pyetur rreth pasioneve të tij ai tregon që nuk bën dot pa udhëtimet: Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”.

Përveç udhëtimeve të tij që tashmë janë të famshme edhe për ne sepse ai gjithmonë ndanë foto të mrekullueshme nga arratisjet e tij, ai foli për zhytjen, pasionin e tij që se njihnim.

“Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” – tregoi gazetari duke na surprizuar me të gjitha pasionet e jashtëzakonshme që ka.

Previous ArticleNext Article