Brigitte Nielsen tregon linjat perfekte pas lindjes së fëmijës së 5-të në moshën 54 vjeçare!

Në moshën 54 vjeçare ajo solli në jetë fëmijën e saj të pestë, një vajzë të quajtur Frida dhe vetëm një muaj pas lindjes ajo tregon linjat e saj mahnitëse. Bjondja Daneze e cila ka qenë dikur e martuar me Sylvester Stallone, tregoi linjat e saj pas lindjes duke postuar një foto në instagramin e saj të mërkurën.

Veshur me një xhaketë, bluzë dhe pantallona të bardha dhe me duart e vendosura në bel ajo theksonte pamjen e saj shtatlartë. Për një pamje më joshëse kishte vendosur një palë vathë të shndritshëm dhe kishte veshur një palë atlete ngjyrë argjendi.

Brigitte e cila ka qenë më parë e lidhur me reperin Public Enemy dhe Mark Gatineau, lindi fëmijën e saj të pestë me bashkëshortin e saj të pestë Mattia Dessi nëpërmjet  fertilizimit in vitro, pasi  kishte ngrirë vezët e saj në moshën 40 vjeçare.

Brigitte ka një djalë 34-vjeçar të quajtur Julian i cili është Muzikant elektronik me ish-bashkëshortin e saj të parë, kompozitorin Danez Kasper Winding,  një tjetër djalë 28 vjeçar, Killian me Mark Gatineau dhe 2 djem me bashkëshortin e sj të katërt Raoul Meyer, Douglas 25, dhe Raoul Jr. 23.

Brigitte është njohur me bashkëshortin e saj aktual 39 vjeçarin Mattia Dessi në një hotel në Zvicër ku ai punonte si kamarier dhe u martuan në Maltë në 2006-ën.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article