Horoskopi ditor 9 gusht 0 409

Dashi



Vërtet do të keni shpenzime sot, por ato do të behen me një qëllim të mirë. Si kohe vere, ju keni zgjedhur të dhuroni shumë.

Demi

Sot jeni gjithë kohën në ndjekje të ndjenjave të forta dhe pasionit, por nuk po arrini dot t’i gjeni. Në mbrëmje do të ndryshoni mendim.

Binjakët

Mëngjes i bukur ky i sotmi. Do të ngriheni në krahet e partnerit për t’i treguar një surprizë. Dita do të vijojë këndshëm.

Gaforrja

Disa biseda aspak të këndshme do të nxjerrin në sipërfaqe të vërteta të sikletshme për ju. Do të filloni debatet e shuara tashmë.

Luani

Sot ndjeni gjatë gjithë kohës që një person po ju mbikëqyr. Në një sens të mirë ose të keq do të dëgjoni komente për ju pas disa ditësh.

Virgjeresha

Nëse keni një biznes tuajin, do të jeni shumë më të favorizuar se ata persona që marrin një pagë mujore. Fitimet do të jenë të tëra tuajat.

Peshorja

Sot është miqësia ajo që do të ketë rëndësi për ju. Do të gjendeni pranë një miku të mirë, i cili falë jush nuk do të bëjë një gabim trashanik.

Akrepi

Sot keni dëshirë të qëndroni në shtëpinë tuaj dhe do të bëni të pamundurën që mos t’ju shqetësojë askush. Do t’ju shijojë ky pushim.

Shigjetari

Sot do të ecni me hapa të ngadaltë, por mjaft të sigurt. Çdo detaj duhet vlerësuar mirë në projektin që po zgjidhni së fundmi.

Bricjapi

Kreativiteti juaj sot do të jetë ai që do të zgjidhë një situatë delikate dhe akoma dyshuese. E rëndësishme është që ju iu përmbajtet fakteve.

Ujori

Një periudhë e mirë për ju kjo që po jetoni dhe në çdo moment ndiheni të përkëdhelur. Dhuratat që do të merrni sot, do t’ju lumturojnë.

Peshqit

Dita e sotme është si pa ngjyrë. Nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje humori, thjesht do të rrjedhë dhe ju do të ndiheni të plogësht.

Previous ArticleNext Article