KreuCelebrity

Sherr në koncertin e Elvana Gjatës, truprojat grushtojnë fansin

Elvana Gjata vazhdon turin e saj të koncerteve përgjatë gjithë trevave shqiptare. Së fundmi ajo ka qenë në Pejë ku gjatë koncertit të saj është shënuar dhe një incident. Personazhe të situatës ishte një ndjekës dhe truprojat e clubit në të cilin Elvana po performonte.

Pamjet janë xhiruar nga një pjesëmarrës. Në video duken truprojat teksa nxjerrin jashtë dikë ndërkohë që e qëllojnë me grushte. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, por të pranishmit dukshëm nuk janë ndjerë mirë nga situata.
Këngëtarja ka vendosur ta lërë të shkojë këtë incident dhe nuk ka përmendur asgjë rreth ngjarjes ama pamjet kanë qarkulluar për disa orë në rrjetet sociale.

 

1533795210699-480p from Vimeointv.al on Vimeo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF