Çokollata me imazhin e Dua Lipës, dhurata speciale! 0 378

Artistja shqiptare Dua Lipa në Prishtinë pritet të ngjitet në skenë, për natën e parë të festivalit “Sunnu Hill”. Ndërkohë gjatë qëndrimit të vendin e origjinës së saj ajo ka shijuar edhe disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e të dashurit të saj, Isaac Carew.



Me të mbërritur në Prishtinë, Dua ka marrë shumë supriza nga mikpritja e ngrohtë, por njëra prej tyre është më e ëmbla. Një dhuratë speciale për Duan ka qenë ajo e organizatorëve të festivalit “Sunny Hill”.

Ata përmes një imazhi të publikuar në InstaStory kanë shfaqur një pako të veçantë me çokollata, të cilat ishin të punuara enkas me imazhin e Duas. “Faleminderit për çokollatat e bukura”, shkruhet në mbishkrimin e këtij imazhi.

Duket se ardhja speciale e Duas ka bërë që shumë njerëz t’i futen punës për të krijuar diçka kreative për të, e me siguri me kënaqësinë të madhe. Dua e meriton.

Previous ArticleNext Article