E quajnë mëndjemadh, Ermal Meta ka dy fjalë për të gjithë 0 381

Ermal Meta po shijon kulmet e karrierës së tij në Itali. Për momentin ai po zhvillon një tur përgjatë Italisë. Çdo gjë është mirë nga kjo anë dhe ai po shijon frytet e një pune të gjatë e të lodhshme, por përpos kësaj diçka nuk e lë të qetë dhe këtë ka vendosur ta sqarojë njëherë e mirë.



Problemi i këngëtarit ka nisur gjatë kohës që ai ka qenë në turne dhe fansat i kanë kërkuar që të bëjnë foto dhe kur Ermali s’ka mundur ata janë revoltuar, madje kanë shkruar për të që ai është bërë mëndjemadh dhe ka ndryshuar për keq. Për Ermalin kjo ka qenë e paparanueshme dhe ka vendosur të sqarojë gjithçka përmes një video live në Facebook. Mes të tjerave ai i ka bërë të qartë të gjithë ndjekësve përse nuk ka mundur të aq i afërt me ta sa ata dëshirojnë.

“Koncertet e përmasave të tilla janë shumë të lodhshme për artistët dhe sigurisht që ka netë që janë shumë të ngarkuara. Nëse ndonjëherë nuk ndaloj të bëj foto apo t’ju përshëndes personalisht, nuk do të thotë se jam mendjemadh. Unë jam si të gjithë ju dhe dua që në skenë të jap maksimumin duke i kënaqur njerëzit që vijnë aty për mua. Unë i përgjigjem të gjithëve dhe ndonjëherë mundem dhe ndonjëherë jo, por kjo ka të bëjë me çështjet fizike. Nuk dua t’i jap rëndësi atyre që flasin fjalë të pavërteta, por dua t’i them atyre që më mbeshtesin që unë jam dhe do të jem gjithmonë për ju”. – ka thënë këngëtari duke i treguar edhe njëherë fansave vlerën e veçantë që ata kanë për të.

Previous ArticleNext Article