KreuBusull

Horoskopi ditor 10 gusht

Dashi

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse.

Demi

Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes. Nëse jeni në një lidhje do keni gjatë gjithë kohës debate dhe tension. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do destabilizohet. Ju beqarët duhet të ndryshoni rutinën e jetës.

Binjakët

Kundërshtime në punë dhe situata të vështira për të zgjidhur do keni sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe besojini me shumë vetes. Nëse jeni në një lidhje kujdes me flirtimet me personat e tretë sepse edhe tradhtinë me shikime partneri nuk do ua falë. Mos shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar për një dëshirë momentale. Financat për fat do jenë më të mira.

Gaforrja

Mundohuni të organizoheni më mirë gjatë kësaj dite dhe të jeni të sigurt kur të hidhni hapa. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni ditëm më të mirë të mundshme. Pasioni do zbehet dhe gjithçka do fillojë të duket e mërzitshme. Nuk do ndieni më emocionet e dikurshme. Venusi do jetë planeti dominues.

Luani

Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën. Nëse jeni në një lidhje partneri do ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni.

Virgjëresha

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjërat. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje.

Peshorja

Sot ka rrezik të keni disa vështirësi dhe probleme sidomos në marrëdhënien me të tjerët e me seksin e kundërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu mungojë durimi dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Ka rrezik që pasdite të fillojnë problemet. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por fale ideve origjinale dhe fale këmbënguljes do kaloni gjithçka.

Akrepi

Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira ne jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. Ka mundësi që t’iu dalin edhe të papritura. Shpenzimet kryeni gjithë kohës me kujdes dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Shigjetari

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak.

Bricjapi

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten.

Ujori

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye.

Peshqit

Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF