Ka J.Lo por ka dhe Jona Spahiu, Lori, Sara, Jonida Vokshi e Emina!!! 0 1466

Fotoja e J.Lo me partnerin e saj në Como, teksa ishin ulur në shkallë veshur me të bardha bëri xhiron e botës, ndërsa na frymëzoi edhe njëherë se e bardha në një trup të nxirë nga dielli është ngjyra më perfekte! Sigurisht, kur ke zgjedhur dhe fustanin e duhur për ta dëshmuar këtë! Në këtë pikë J.Lo me skuadrën e saj të kurimit të imazhit nuk lë vend për mëdyshje, por në këtë rast na frymëzoi edhe ne për të parë profilet e disa fashionisteve shqiptare, që kanë goditur në shenjë me të bardha, në këtë sezon!



Pikërisht dje Jona Spahiu, e cila po shijon pritjen e ëmbël na ka pasuruar rrjetin social me një foto, ku e veshur me një fustan të bardhë të lehtë ja ka shtuar dozën e ëmbëlsisë mamasë së ardhshme!

Dy motrat gjithë stil Lori dhe Sara Hoxha nuk ngelen pas në këtë pikë! Të dyja kanë bërë zgjedhjen përkatëse, të ndryshme por plot identitet!

Emina Çunmulaj, e ciila po i gëzohet mëmësisë së dytë ka bërë një zgjedhje mjaft interesante të së bardhës në foton që ju sjellim!

Një look më sportiv ka përqafuar prezantuesja kinge Jonida Vokshi, e cila i bashkohet këtij grupimi!

Nëse dhe ju e keni marrë tashmën ngjyrën e duhur, hapni gardërrobën dhe mahnisni me të bardha këtë ditë të bukur gushti!

Previous ArticleNext Article