KreuCelebrity

Ledion Liço pa faqen e instagramit! E ka mbyllur apo ja kanë vjedhur?!

Dita e sotme për botën e showbizit pritet të ketë lajme rozë nga ato të bujshmet. Jo pak janë kuriozë se si do të organizohet dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, e zgjedhur të zhvillohet në Como të Italisë, vend i preferuar pë evente të kësaj natyre edhe për personazhet e Hollivudit.

Dhe sytë kureshtarë, ndër to edhe në të Bordo-s, e nisim hulumtimit në faqen e instagramit të Ledionit, për të marrë ndonjë info paraprake për dasmën, si e nisi çifti këtë të veçantë, apo çdo detaj tjetër, pasi ndryshe nga nusja që na ka informuar me festën e saj të beqarisë, Ledioni ka qëndruar i tërhequr.

Por për çudi, konstatuam se intagrami i Ledion Liços, pikërisht sot nuk ekziston më!!!

Nuk mund të jetë rastësi kurrësesi, me siguri për vetë faktin e vëmendjes maksimale që do të kishte faqja e tij sot, një mendje djallëzore ka përfituar për t’a bërë ta bërë të tijin. Në botën e teknologjisë, këto lëvizje ‘hakerash’ janë të njohura, e për hir të së vërtetës përfitimet janë të mëdha.

E megjithatë, për të qenë më solarë; le të shpresojmë që Ledioni po bën ndonjë reng të vogël, për të luajtur paksa me kureshtjen e fansave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF