Meghan Markle bën vetë makijazhin gjatë vizitës në Irlandë! 0 1135

Dukesha e Sussex, bashkëshortja e Princit Harry, ish aktorja, filantropistja dhe ikona e stilit janë vetëm disa tituj që i mban Meghan Markle. Tashmë në rezymenë e saj mund të shtojmë edhe artiste e makeup-it.

Artisti i makijazhit të Meghan Markle Daniel Martin- i cili bëri makijazhin e Meghan në dasmën e saj – ndau një foto të Markle dhe Princit Harry ndërsa shikonin njëri-tjetrin në sy dhe lavdëroi pjestaren më të re mbretërore mbi makijazhin e saj shik. Gjithsesi kur një fans presupozoi se Martin ndodhej në Londër për të shkuar me Dukeshën e Sussex në turin e saj në Irlandë, Martin zbuloi se nuk është ai që ka bërë makijazhin e Markle por është ajo vetë që është marrë me të.

Makijazhi minimalist i Meghan ishte pamja mbretërore përgjatë vizitës së saj në Irlandë; makijazhi i saj me smokey eyes ngyrë kafe në çokollatë, qerpikët dhe buzëkuqi nude rrinte shkëlqyeshëm me garderobën e saj.

Sigurisht që Meghan ka marrë disa këshilla nga Martin dhe u mbështet te makijazhi natyral i dasmës së saj.. për dasmën mbretërore Martin tha për ELLE.com se ai dëshironte që makijazhi I Meghan në ditën e dasmës të dukej perfekt me fustanin e saj Givenchi, dhe të mos i largonte vëmendjen. ‘Do të ishtë shpërqëndruese  dhe ti nuk e do këtë kur fustani është kryesori,’ shpjegoi ai. ‘Makijazhi duhet të jetë prekja përfundimtare e fustanit jo e anasjellta…sidomos në ditën e dasmës!’

Burimi/ELLE

Previous ArticleNext Article