Richard Gere baba për herë të dytë në moshën 69 vjeçare! 0 749

Martesa e tretë për yllin e hollivudit ndodhi prillin e shkuar dhe tani, Richard Gere pret të bëhet baba, në moshën 69 vjeçare.

Mësohet se bashkëshortja, Alejandra Silva, 35 vjeçare është shtatzënë, ndërkohë që aktori ka dhe një djalë 18-vjeçar me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell.

Alejandra Silva është një sipërmarrëse e re shumë e famshme, prej kohësh e impenjuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushë në të cilën punon krah Richard Gere. Dhe ky i fundit në deklaratat e tij të mëparshme ka treguar plot krenari se është martuar martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të impenjuar me shoqërinë civile, zbavitëse, e durueshme, e aftë të falë….”

Kujtojmë se aktori ka qenë i martuar me top modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-shi në  2016-ën.

Previous ArticleNext Article