KreuFashion

Disa këshilla të thjeshta si të vishni këmishën e bardhë!

Të gjithë ne e kemi atë këmishën e bardhë që qëndron e varur në garderobën tonë. Edhe pse këmisha e bardhë është zgjedhja e duhur për punën në zyrë, kjo verë na jep mundësinë që ta veshim përsëri në stile të ndryshme. Nga kush mund të marrim këshilla më mirë sesa aktorja Helen Mirren e cila e veshi këmishën e saj të bardhë në tapetin e kuq apo Meghan Markle e cila e adhuron këmishën e bardhë të futur brenda në xhinse.

Dukesha e Sussex u dallua duke u relaksur veshur me një këmishë të bardhë dhe xhinse ndërsa shihte Princin Harry të lunate Polo në Coëorth Park muajin e kaluar. Mos bëni gabimin që të mendoni se këmisha e bardhë është e mërzitshme pasi këtë sezon këmisha të bardha shumë shik janë në dispozicion në forma dhe përmasa të ndryshme.

Tregoni krahët

Nëse jeni të shqetësuara për krahët në vend që ti fshihni ata poshtë mëngëve të gjata provoni të vishni një këmishë të gjerë me mëngë të shkurtra. Këmishat e mbyllura deri në grykë janë perfekte për ato femra të cilat kanë një bust të vogël ndërsa qafa e hapur u ka hije më tepër femrave me një bust të madh.

Vishni masën tuaj

Shumë gra hezitojnë ta bëjnë këtë – por kur bëhet fjalë për një këmishë të bardhë, që shfaqet rastësisht elegante e pa rrudhur ose tërhequr, është e rëndësishme.

Balancojeni me një fund të gjerë

Të vishni një fund të gjerë me motive guxuese? Ky opsion i këmishës me jakë V do t’ju tregojë më të gjatë dhe busti do të duket më elegant.

Vishe në plazh

Shumë elegante – një këmishë e bardhë me mëngë të palosura është mbulimi perfekt i plazhit. Madje duke zgjedhur një version më të madh se masa juaj do të duket perfekte dhe do të mbulojë çdo defekt.

Kur ta fusni brenda në pantallona/fund

Kjo këmishë e mbyllur ka një jakë shumë të bukur dhe është e përkryer për bustet më të mëdha. Visheni me një fund me bel të lartë.

Mund ta vishni të shkurtër

Këmishat në stilin e pizhamave me xhinse janë veshja e preferuar e vipave dhe modeleve këtë vit. Balanconi pamjen tuaj duke i dhënë një figurë elegante me një këmishtë të shkurtër ose që lidhet në bel sidomos nëse keni një trup në formë dardhe.

Mësoni të kombinoni

Nga një veshje casual tek një veshje formale për punë- thjesht visheni këmishën tuaj të preferuar poshtë një fustani ku duket vetëm jaka e këmishës dhe mëngët e saj

Krijoni një ‘bel’ 

Nëse keni një veshje që mbulon belin tuaj – si ky jumpsuit – tregoni belin tuaj më të hollë falë një këmishe që lidhet në bel.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF