Ushqimi që konsumojmë ndikon në humorin tonë! 0 146

Stomaku ynë është i mbushur me triliona baktere të cilat na ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e sistemit imunitar. Këto mikrobe të mira quhen mikrobiome. Disa studime sugjerojnë se mikrobiomete stomakut mund të luajnë një rol në përmirësimin e humorit dhe shëndetit mendor dhe konsumimi i ushqimeve probiotike mund të ndihmojë. 1 në 6 persona vuajnë nga shëndeti mendor si ankthi dhe/ose depresioni. Arsyet se përse kjo ndodh mund të jenë komplekse dhe sfiduese duke përfshirë një sërë ndërhyrjesh si mjekime dhe terapi, por një gjë që shpesh anashkalohet është se ajo që hani dhe pini mund të ndikojë ndjeshëm në humorin dhe shëndetin tuaj mendor.

Ne të gjithë jemi dakord se ajo çka konsumojmë formon shëndetin tonë fizik por çuditërisht ne jemi më pak të informuar mbi ndikimin që ka në psikologjinë tonë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit është dalë në përfundimin se balancimi i baktereve të mira në organizmin tonë është i dobishëm pasi na ndihmon për të patur një humor më të mirë dhe një aftësi më të madhe për të luftuar stresin, ankthin dhe depresionin.

Lidhja tru-stomak

Pra si janë të lidhura bakteret në stomakun tuaj me trurin?

Dr. Megan Aroll shpjegon: ‘Boshti tru-stomak është një system komunikimi midis mikrobiomeve të stomakut dhe trurit tonë. Kur flasim për ndërveprimin stomak-tru trurit i referohemi si ‘truri i madh’ dhe sistemi nervor enteric në stomak si ‘truri i vogël’. Truri i madh është shumë i rëndësishëm në balancimin e e sistemit tretës, urisë dhe kontrollit të peshës por studimi i kryer ka treguar se mikrobiomat që jetojnë në stomakun tonë luajnë një rol kyç në shëndetin tonë. “Ky është një zhvillim emocionues pasi ne mund të ndikojmë në mënyrë aktive në mjedisin e stomakut duke ofruar rrugë të reja të mundshme për një sërë trajtimesh.”

A mund të ndihmohen njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi apo depresioni duke konsumuar ushqime probiotike? Ndoshta. ‘Edhe pse kërkimi po avancon ne përsëri jemi në fazat fillestare ,’thotë Dr Aroll.                                    Sipas një studimi të kryer në 2017-ën në Universitetin e McMaster në Canada ku u përfshinë 44 të rritur që vuanin nga ankthi dhe depresioni u vu re se pas 6 javësh 64% e grupit që konsumonin ushqime probiotike kishin një reduktim të simptomave të ankthit dhe depresionit krahasuar me të tjerët.

Shumë studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se të rriturit që konsumojnë probiotikë kanë patur edhe një humor më të mirë dhe kanë qenë më të aftë për të përballuar stresin apo depresionin. Një teori thotë se bakteret e shëndetshme prodhojnë neurotransmetues si serotonin që rregullojnë humorin dhe thuhet se kanë të njëjtin efekt si anti-depresantët. Serotonina krijon ndjenja optimizmi, vetëbesimi dhe mirëqënie të përgjithshme                      Bakteret e mira variojnë nga një person te një tjetër pra një ushqim probiotik që ka një efekt të mirë te një person mund të mos ketë pot ë njëjtin efekt te një tjetër.

Kërkimi ka treguar se për ata persona të cilët vuajnë nga depresioni dhe konsumojnë shumë ushqim të procesuar nuk kanë një mikrobiomë diverse ndyshe nga ata që ndjekin një dietë të balancuar dhe të shëndetshme si thotë edhe Rob Hobson, kryetari i Nutrition for Healthspan: ‘Ne duhet të konsumojmë një dietë diverse në mënyrë që të kemi baktere të shumëllojshme të mira.’

Dieta tradicionale Mesdhetare e cila fokusohet në konsumimin e frutave, perimeve, arrive, farave të ndryshme, produkteve të bulmetit, bishtajoreve dhe vajit të ullirit ekstra të virgjër është dieta më e mirë e cila përfshin një diversitet ushqimesh që na ndihmon në balancimin e mikrobiomave në largimin e ankthit, stresit dhe depresionit.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article