Çfarë duhet të pini, për të shuar etjen dhe t’u dobësuar! 0 246

Pijet në verë na ndihmojnë të luftojmë kundër nxehtësisë, të hidratohemi siç duhet dhe të mos zihemi me peshoren. Sigurisht që kur bën shumë nxehtë duhet të pimë më shumë. Por, pijet nuk janë të gjitha njësoj: për etjen e verës ju duhet të zgjidhni me mençuri pijet për të ruajtur ekuilibrin e trupit si dhe në të njëjtën kohë t’i shijoni.



Uji – Uji është gjithmonë zgjidhja më e mirë në të gjitha stinët. Nuk përmban kalori, kështu që ne mund ta shuajmë etjen tonë sipas vullnetit. Pirja e ujit kullon lëngjet e tepërta, eliminon toksinat dhe e bën lëkurën të ndritshme dhe të hidratuar mirë. Pirja e dy gotave me ujë para se të ulemi në tavolinë rrit ndjenjën e ngopjes.

Çaj i ftohtë: Çaji në shishe dhe në përgjithësi ai i paketuar dhe i gatshëm për t’u pirë, shpesh është shumë i ëmbël. Më mirë ta përgatisni në shtëpi me bustina, ftoheni dhe ruajeni në frigorifer, kështu që gjithmonë do ta keni në dispozicion të freskët.

Lëngje dhe ekstrakte – Lëngjet industriale zakonisht janë shumë të ëmbla: nëse nuk mund të heqim dorë praktikisht nga produkti i paketuar, është më mirë të preferojmë varietetet pa sheqer të shtuar. Një smoothies i mirë ose një ekstrakt i frutave dhe perimeve është ideja më e mirë.

Çajra aromatikë – A kemi provuar ndonjëherë një përzierje të freskët me fruta të kuqe, boronica ose xhenxhefil? Çajrat bimore nuk janë të mira vetëm në muajt e dimrit. Bëhuni kreativë, realizoni përzierjen me frutat tuaja të preferuara.

Previous ArticleNext Article