KreuFashion

Maska ideale për lëkurë mikse

Nëse keni lëkurë mikse dhe keni dëshirë që të balanconi yndyrën në zonën problematike të lëkurës, por edhe të hidratoni gjithçka tjetër, ju sjellim një recetë shumë të thjeshtë dhe efikase. Pesë minuta ta përgatisni dhe 10 minuta ta mbani në lëkurë, kaq ju duhet për t’u dukur vezulluese!

1 lugë gjelle kos
1 lugë çaji mjaltë
½ lugë çaji turmeric
1 lugë çaji aloe

Përziejini të gjithë përbërësit dhe më pas lëreni të veprojë në lëkurë për 10 minuta
Përse vepron: Është maskë me veprim të trefishtë. Është e tillë sepse ka veti anti-bakteriali, anti-inflamatore dhe është super hidratuese Mjalti dhe alo janë antiskeptik natyral dhe për këtë arsye e lënë lëkurën e pastër. Tumeriku është antiinflamator ndërsa kosi do t’ju japë super hidratim.
Kujdes: Tumeriku ka vetinë të lërë një ngjyrë portokalli sidomos në lëkurat e bardha. Nëse doni ta provoni këtë maskë, vendoseni në fytyrë gjatë natës në mënyrë të tillë që edhe nëse lë shenjë në fytyrë deri në mëngjes të jetë larguar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF