KreuCelebrity

Pas koncertit, Dua Lipa dedikim plot ndjenjë Prishtinës!

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa performoi para mijëra fansave shqiptarë në natën e festivalit “Sunny Hill”, në parkun “Gërmia” në Prishtinë dhe ashtu siç pritej elektrizoi gjithë publikun. Dua në asnjë moment nuk ka nguruar të tregojë atdhetarizmin e saj, madje edhe pas mbarimit të koncertit ajo ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, duke i falënderuar për emocionet që i dhuruan.

Ylli i muzikës është shfaqur në zonën VIP të mbrëmjes së dytë të festivalit Sunny Hill me flamurin e Shqipërisë, momente që i publikoi në rrjetin e saj social. Ajo shfaqet e lumtur teksa kërcen me të dashurin e saj Isaac Carew dhe në krah ka flamurin kombëtar.

Dhe si për të vënë “qershinë mbi tortë”, në një shkrim të gjatë të bërë në rrjetin social Instagram, shkruan se ndjehet vërtet krenare që performoi sërish para fansave të vendit të saj, gjë që ka ëndërruar gjithmonë ta bëjë.

“Prishtina jeme sa shumë të du. Natë e paharrueshme. Faleminderit për mirëpritjen dhe energjinë. Shumë ka ndryshuar që nga koha kur isha këtu dy vjet më parë. Kisha performuar vetëm 35 minuta, s’kisha ende album dhe dashuria ishte e njëjtë. Shumë krenare që erdha dhe performova për ju, sepse kjo ishte diçka që kam dashur ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF