KreuInterior

Kornizat në mure, ja si t’i vendosni për një shtëpi me stil!

Ka shumë trende të reja për mobilimin e shtëpive dhe ne kemi vendosur t’ju prezantojmë më një nga trendet më të fundit. Për ta bërë shtëpinë sa më bashkëkohore ju këshillojmë të pasuroni muret tuaja me foto ose piktura të ndryshme. Ky detaj do të rigjallëroj shtëpinë tuaj dhe do të befasojë të gjithë miqtë që do të vijnë për vizitë!

Më poshtë keni 4 këshilla shumë të thjeshta, të cilat mund t’i realizojë gjithsecili prej jush!

 


1. Këshilla e parë është që të përcaktoni stilin e shtëpisë tuaj nëse është stil modern, klasikë, shik, vintage etj.
Në bazë të tipit të shtëpisë mendoni për llojin e kornizave dhe të fotove që do të varni në mur.

 

2. Bazuar në stilin e zgjedhur dhe gjithmonë në përshtatje me ambientin duhet të zgjidhen kornizat dhe pamjet e përshtatshme. Për ata që preferojnë stilin modern këshillojmë të përdorin korniza një ngjyrëshe, të thjeshta dhe me forma katrore ose drejtkëndore. Këto forma janë më të përshtatshmet për shtëpitë me mobilim bashkëkohor. Për ata që pëlqejnë stilin vintage, shik ose stilin industrial këshillojmë kornizat e punuara me dru ose me dizajn tipik provincial, por edhe kornizat metalike me ngjyrat e kohës së shkuar janë shumë të përshtatshme

3. Sekreti për një kompozim që të ketë efekt është kombinimi i duhur i ngjyrave dhe formave duke e kthyer këtë hapësirë në tërheqës të padiskutueshëm të vëmendjes.

4. Hapi final është hedhja e idesë në letër. Mendoni si doni që të duket gjithçka dhe më pas hidheni në letër pasur në mendje fotot dhe kornizat që do të përdorni.

Hidhini një sy këtyre fotove për t’u frymëzuar!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF