Mbretëresha e muzikës dhe e modestisë, Celine Dion surprizon fansat me postimin në Instagram! 0 1339

Ajo jo vetëm është këngëtare me famë ndërkombëtare, por është dhe një nga më të mirat e të gjitha kohërave. Celine Dion ka ditur të hyjë në zemrat e miliona fansave dhe të rri aty.
Me këngë të jashtëzakonshme, nga të cilat shumë prej jush njohin “My heart will go on”, kënga në filmin e famshëm Titanic, Celine Dion ka shkruar historinë.

E sinqertë në të gjitha daljet e saj publike, ajo ka ndarë gjithmonë jetën e saj të vështirë dhe faktin që ajo ishte më e vogla e 14 fëmijëve dhe është rritur me vështirësi ekonomike.
Mesa duket, fëmijëria e saj ka ndikuar për mirë tek këngëtarja dhe ajo ende ruan tipare të modestisë që e bëjnë aq të dashur në sytë e publikut.
Mbretëresha e muzikës, në këtë foto në Instagram është kaq pranë fansave aq sa shumë prej tyre janë shprehur të çuditur.


Ajo ka ndarë një foto në të cilën është duke qepur çorapen e saj të grisur dhe bashkëngjitur fotos falënderon të ëmën që e ka mësuar të qepi.
Fotoja është mbushur me komente pozitive dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në majat e famës, jashtëzakonisht e pasur, por modeste dhe me këmbë në tokë!

Previous ArticleNext Article