KreuStil Jetese

Nëse një grua është duke kaluar një infarkt ka më shumë mundësi të mbijetojë nëse doktori i saj është femër!

Nëse një grua është duke kaluar një infarkt ajo duhet të kërkojë që të vizitohet nga një doktoreshë femër pasi me shumë mundësi ajo do t’ju shpëtojë jetën, sipas një studimi të kryer kohët e fundit. Nëse nuk ka doktoresha gra të disponueshme atëherë një doctor i cili rrethohet nga shumë kolege femra ose që ka më shumë se një dekadë që kuron femra , është opsioni i dytë më i mirë.

Kjo sipas një shqyrtimi të kryer në Florida e rreth 582.000 rasteve të infarkteve në 19 vjet ku u konfirmua teoria se kirurget femra ofrojnë shërbim më të mirë me pacientet femra. Studiuesit besojnë se kjo ndodh pasi kirurget femra kërkojnë përtej asaj që duket për të gjetur një zgjidhje për pacientët e saj të cilët nuk kanë simptomat e zakonshme të infarktit sidomos gratë. Doktorët meshkuj nga ana tjetër kërkojnë vetëm simptomat e zakonshme që prekin meshkujt.

Profesori i asociuar Seth Carnahan i Universitetit të Uashingtonit në St.Louis tha: ‘ Ka ekspertë të trajnuar në mënyrën më të mirë të mundshme me vdekjen dhe jetën por përsëri përshtatja gjinore mes pacientit dhe mjekut duket se është shumë e rëndësishme.’

‘Puna jonë konsiston te kërkimi ynë që tregon se doktorët femra nxjerrin rezultate më të mira të pacientëve sesa doktorët meshkuj.’ Nga viti 1991 deri në 2010 studiuesit kanë kërkuar për faktorë të rëndësishëm si mosha , raca dhe historia mjeksore e pacientit, cilësia e spitalit dhe më tepër, por pavarësisht këtyre faktorëve u zbulua se pacientet femra kishin më pak gjasa që ti mbijetonin një infarkti sesa pacientët meshkuj.

Profesori i asociuar Brad Greenëood i Universitetit të Minessotas tha: ‘Nëse pacientet femra janë më sfiduese për tu diagnostikuar dhe trajtuar nga doktorët femra dhe meshkuj pasqyron faktin se mjekët më të aftë, doktorët femra në këtë rast, vënë në pah të gjithë aftësinë e tyre kur trajtojnë pacientët e tyre dhe sidomos pacientet femra.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF