KreuCelebrity

Veshja e Lorit dhe detajet tradicionale që nuk i dinit te dasma e Sarës dhe Ledionit!

Dasma e Sarës dhe Ledionit ka qenë tema më e diskutuar gjatë kësaj fundjave vere, vëmendje që shtohej pikërisht për mënyrën diskrete që ata u përpoqën ta mbanin ceremoninë.

Dasma e mbuluar mes lulesh dukej si parajsa mbi tokë, sikur të mos mjaftonte vendi në të cilin po zhvillohej, u hap nga këngëtarja Artiola Toska, për t’u pasuar më pas nga Klajdi Haruni dhe Bruno. Deri në mesnatë të ftuarit kanë dëfryer pa masë, nën ritme shqiptare, për të ndryshuar më pas atmosferë në një tjetër ambjent, ku luksi harmonizohej me muzikën e lehtë.

Ndërkohë sot u shfaq dhe Lori, e cila kishte qëndruar në hije këto ditë, si për të l’ia lënë vëmendjen Sarës, motrës të saj të vogël dhe siç ajo e quan “gjysma e saj më e mirë”. Lorin e pamë gjatë celebrimit të motrës, ku ajo kishte rolin kryesor, me një fustan të bardhë, ndërsa për natën në vijim kishte zgjedhur një kostum vishnje, nuk mund të dukej më shik se kaq.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF