Vetëm 10 minuta ecje në ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 6% ! 0 255

Të ecësh për rreth 10 minuta çdo ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te të rriturrit në të 60-at e tyre sipas një studimi të kryer kohët e fundit. Studiuesit thonë se një aktivitet i lehtë fizik i përditshëm ul inflamacionin në gjak, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin, që  janë dhe shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos te femrat. Studimi i kryer nga Universiteti i Bristolit tregon se çelësi për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare është përmirësimi i funksionit të venave të gjakut.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 1,600 persona vullnetarë të moshave 60 dhe 64 vjeç të cilëve ju vendosën sensorë për zemrën për 5 ditë me rradhë të cilët treguan rolin që luante aktiviteti fizik si kopështaria ose ecja e ngadaltë në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit rreziku i sëmundjeve koronare fillon që në moshën 45 vjeçare, ndërsa për gratë 55 vjeç.

Për të përmirësuar shëndetin tërësor të zemrës , American Heart Association rekomandon që të kryhet aktivitet fizik  të paktën 150 minuta në javë.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article