KreuCelebrity

Zonja e Parë e Francës në pushime me truprojën e saj, Macron s’duket gjëkundi

Ajo ka bërë bujë jo vetëm sepse është zonja e Parë e Francës, buja e saj ka qenë e madhe sepse ajo ka shumë diferencë me bashkëshortin e saj, ajo është 24 vite më e madhe sesa Emmanuel Macron.
Këtë herë Brigitte Macron ka përbërë lajm për mediat franceze duke qenë se ajo është parë të pushonte në brigjet e Bormes – les – Mimosas, por pa praninë e së shoqit.

Zonja e Parë e Francës duket se e ka shijuar shumë shëtitjen e saj me motor uji, ndërkohë që shihet teksa bisedon me personin që e shoqëron. Ai është truproja i saj me të cilin ajo ka vendosur të kalojë një ditë në det. Në foto nuk shihet nëse bashkëshorti i saj po e shoqëron në këtë ditë pushimi, por burime thonë që ai nuk gjendet pranë saj në këtë moment. Nuk dihet përse ai ka vendosur ta lërë Brigitte vetëm, por shpresojmë që të kenë qenë vetëm çështje pune dhe mos të ketë probleme në çift.

Duhet të themi që me aq sa tregojnë fotot, Brigitte duket shumë në formë, mos harroni që është 65 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF