Hiqni sandalet; ja pse atletet dhe fustanet janë kombinimi perfekt këtë verë! 0 1868

Sandalet nuk janë e vetmja mënyrë për t’u dukur bukur me një fustan vere. Është e vërtetë që me to dukesh elegante ama nëse do të duhet të lëvizësh gjatë gjithë ditës, apo të bësh një ekskursion, nëse do të veshësh sandale me shumë mundësi do të përfundosh me këmbët e vrara dhe që nga vapa e pluhuri pas disa orësh nuk do të duken aspak bukur.

Ndaj për një paraqitje më të kënaqshme dhe më të rehatshme në një ditë vere kur do t’u duhet të lëvizni shumë, provoni të miksoni një fustan të lehtë vere me një palë atlete. Pak ditë më parë pamë modelen Emily Ratajkowski të veshur me një fustan të ngushtë pas trupit, të cilin e kishte kombinuar me një palë atlete të bardha duke bërë një kombinim fantastik mes të qenit sport dhe seksi. Ndaj mos prisni më por bëni edhe ju atletet pjesë të përditshmërisë tuaj këtë verë, duke kombinuar fustanet verore me aksesorët e rehatshëm të këmbës.

Previous ArticleNext Article