KreuCelebrity

Kërkesa e Meghan për babanë do t’ua thyejë zemrën!

I ati i dukeshës së Sussexit, Thomas Markle po kryeson shpesh tabloidet amerikanë dhe britanikë me deklarata e tij se dëshrion takimin me të bijën me çdo kusht.

Ndërsa Meghan dhe princ Harry nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje deri më tani, por sipas burimeve të afërta me dukeshën, ajo ndihet e tronditur dhe e shantazhuar nga i ati dhe deklaratat e tij.

Burimet janë shprehur për ‘Daily Mail’ se Meghan dëshiron që i ati t`iu japë fund këtyre deklaratave në media. Madje kjo është e vetmja dhuratë që ajo dëshiron nga ai për ditëlindje.

Po ashtu, këto burime shtuan se Meghan është përballur me shumë probleme vetëvlerësimi në të shkuarën për shkak të të atit dhe nuk iu beson lotëve të tij të shtirur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF