Nga aknet te dëmtimi nga dielli: Ingredientët kyç që ju duhen për të trajtuar këto dëmtime të lëkurës! 0 318

Pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira, produkteve të shtrenjta dhe regjimeve të ndryshme, shumë prej nesh mund të përjetojnë një sërë shqetësimesh të lëkurës gjatë gjithë jetës. Dermatologia Natasha Cook kohët e fundit zbuloi shqetësimet e lëkurës që prekin shumicën e grave në një periudhë të jetës së tyre- dhe përbërësit që duhen për ti trajtuar ato.

Dëmtimi nga dielli

Dr Cook zbuloi se efektet dëmtuese të diellit variojnë nga ‘rrudhat e lehta te humbja e elastcitetit të lëkurës, degradimi I kolagjenit dhe probleme me pigmentimin. Kur lëkura ekspozohet nën rrezet UVA shkakton mos funksionimin e sistemit të lëkurës dhe kjo mund të rezultojë në kancer lëkure. Përveç masave parandaluese si kremi I diellit dhe shmangia e rrezeve të diellit konsumoni edhe vitamin B3 pasi ju ndihmon në mbrojtjen e sistemit të qelizave të lëkurës nga rrezet UVA. 100 mg vitamin B3 në ditë është e mjaftueshme.

Pigmentimi

Një problem tjetër I lëkurës është pigmentimi I cili shkaktohet kur kaloni shumë kohë në diell. ‘Ndryshe nga çfarë shumë njerëz besojnë hormone nuk krijojnë pigment,’ shpjegon Dr.Cook. Që ky dëmtim I lëkurës të shkaktohet nevojitet një kohë e gjatë e ekspozimit të lëkurës nën rrezet UVA dhe për më tepër që qelizat e pigmentimit të rikuperohen me kalimin e kohës. Nëse dëshironi që të minimizoni pigmentimin Dr. Cook rekomandon që të konsumoni produkte që përmbajnë vitamin C.

Aknet

Pak rëndësi ka nëse jeni një adoleshent apo I rritur pasi aknet mund të ‘godasin’ çdokënd. Kryesisht aknet shkaktohen nga kongjestioni që do të thotë se gjëndrat  tona prodhojnë një substancë vajore e quajtur sebum dhe kur poret tona bllokohen, vaji bllokohet poshtë lëkurës duke shkaktuar kështu aknet. Mënyra më e mirë për ti trajtuar aknet është ‘trajtimi rutinë dhe konsekuentë.’ Dr. Cook rekomandon të përdorni pastrues për fytyrën që nuk e thajnë atë dhe hidratues të lehtë që nuk I bllokojnë poret tona.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article