KreuBusull

Nuk po gjeni dot një punë? Provoni të bëni një tatuazh

Nëse jeni në vështirësi për të gjetur punë, mbase duhet të mendoni për të bërë bjë tatuazh, pasi personat që kërkojnë një punë kanë mëshumë mundësi për tu punësuar nëse punëdhënësi vëren njolla boje në lëkurën e tyre. Kjo ndodh pasi puna e artit u jep kandidatëve një avantazh mbi të tjerët pasi tatuazhet i ndihmojnë ata të duken më trendi.

Një studim 2 vjeçar zbuloi se pagat dhe përfitimet vjetore të puntorëve që kishin tatuazhe nuk kishin ndonjë dallim nga ata që nuk kishin një tatuazh. Studimi u krye në Universitetin e biznesit të Majamit dhe u vëzhguan më shumë se 2000 njërëz rreth e rrotull SHBA-ve për rreth dy vjet u zbulua se në tregun e punës, puntorët që kishin tatuazhe kishin mundësi që të punësoheshin në disa raste edhe më shumë se të tjerët.

‘Stigmat që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë mbi personat që kishin tatuazhe tashmë po zhduken sidomos midis të rinjve të cilët e shohin artin e tatuazhit si një formë e shprehjes së vetvetes,’ tha Dr Michael French, i cili drejtoi studimin. ‘Duke parë rritjen e tatuazheve në shoqërinë e sotme- rreth 40% e të rinjve –punësimi i menazherëve dhe supervizorëve të cilët i diskriminojnë puntorët të cilët kanë tatuazhe do ta gjejnë veten në një disavantazh konkurrues mi punëtorët më të kualifikuar.’  Është thënë se ata të cilët kanë tatuazhe rrezikojnë karrierrën e tyre sidomos kur surpevizorët e tyre janë të një brezi tjetër për të cilët tatuazhi mund të ketë domethënien e një karakteri jot ë besueshëm. Kjo pikëpamje është krahasuar me studime të mëparshme që sugjerojnë se shefat i shohin personat të cilët kanë tatuazhe si persona të cilët nuk mund të punësohen, por studimet e mëvonshme zbulojnë se këto qëndrime kanë ndryshuar tashmë.

‘Kërkimi ynë çuditërisht nuk gjeti prova diskriminimi të punësimi apo pagës kundrejt personave të cilët kanë tatuazhe,’ tha Profesor French. ‘Jo vetëm që personat që kanë tatuazhe konsiderohëen njësoj si të tjerët  përsa i përket pagës apo përfitimeve vjetore por kanë edhe më shumë gjasaq punësimi.’

Cilat janë tatuazhet më të vjetra në botë?

Që prej zbulimit të tij në 19 dhjetor të 1991-shit nga alpinistët gjermanë, Ötzi, na ka hapur një dritare në historinë e hershme njerëzore. Mbejtjet e tij të mumifikuara gjendeshin në kufijtë e Austrisë dhe Italisë. Analiza e vdekjes së tij zbuloi se ai ishte 46 vjeç në momentin e vdekjes dhe ishte intolerant ndaj laktozës. Në trupin e Ötzit u zbuluan 61 tatuazhe dhe u konfirmuan se ishin ‘tatuazhet’ më të vjetra në botë, madje shumë besojnë se tatuazhet e tij ishin një formë akuapunture. U zbulua gjithashtu se Ötzi ka vdekur rreth viteve 3250BC.

Burimi/Dailymail

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF