KreuCelebrity

Anjeza Maja largohet nga Top Channel, ja projekti i saj më i ri

Periudhë ndryshimesh në Top Channel! Nuk kalon një ditë që nuk dëgjojmë për një largim nga televizioni, por ndërkohë që disa kanë qenë të bujshme, të tjerë janë kaluar pa zhurmë dhe pa u kuptuar.


Largimi i Anjeza Majës është ai më i fundit dhe besohet se do të jetë një imazh që do t’i mungojë këtij televizioni. Moderatorja bukuroshe ka ndenjur për më shumë se tre vite në Top Channel dhe imazhi i saj lidhej drejtpërsëdrejtë me emisionin e saj, por mesa duket nga shtatori e tutje Anjezën nuk do ta shohim më në ekranin e njohur.
Nuk dihen arsyet përse Anjeza do të largohet, por mendohet që tani synon diçka tjetër, është sërish një emision thonë burimet, por këtë herë ajo nuk do të shfaqet si moderatore, por si protagoniste!


Tingëllon e veçantë dhe intriguese, por Anjeza Maja nuk ka vendosur të ndajë asgjë më tepër duke ja lënë të gjitha kohës. Me siguri presim një surprizë të këndshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF