KreuCelebrity

E njihni si rebele dhe ekstravangate, por ja si ka qenë Ronela Hajati vite më parë!

Këngët e saj janë të njohura, kërcehen dhe këndohen nga shumë. Mundësitë janë shumë të larta që të gjithë ju që e keni parë përmes ekranit të mendoni që ajo është rebele e lindur, tipike e nxënësve që nuk kanë qenë mirë në shkollë, çdo ditë nëpër sherre dhe me siguri kishte më shumë qejf të rrinte jashtë dyerve të shkollës sesa brenda tyre, por ne do t’ju surprizojmë me këtë që do të themi për Ronela Hajtatin.
Pas pamjes së saj rebele dhe moskokëçarëse në të vërtetë fshihet një nxënëse e shkëlqyer që deri në fund të vitit të katërt ka qenë me të gjitha 10-ta!


Asnjë nëntë në dëftesën e saj, këtë e ka thënë vetë këngëtarja në një postim në Instastory. Me shumë mundësi shumë ndjekës kanë mbetur të çuditur marr parasysh paraqitjet skenike të Ronelës, por ja që s’ditkemi shumë gjëra/
Jo vetëm e shkëlqyer, por edhe mamanë mësuese në shkollën ku ajo mësonte ka shtuar mes të tjerash këngëtarja.

Ronela rebele nga një familje arsimtarësh! Imagjinoni si ndjehet mamaja e saj kur e sheh duke performuar me ekstravagancë! Sidoqoftë ka vajzë të talentuar për këtë s’ka dyshime!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF