KreuCelebrity

Emma Stone, aktorja që ka zgjedhur të jetë larg rrjeteve sociale zbulon arsyen pse!

Emma Stone është një nga aktoret më të njohura të momentit dhe numëron role shumë të arrira në karrierën e saj disa vjeçare. E veçantë dhe e pëlqyer nga mijëra, disa herë në faqet kryesore të revistave dhe këtë herë në kopertinën e Elle magazinë për muajin shtator, Emma ka vendosur të ndaj disa gjëra nga jeta e saj ku vemëndje të veçantë tërhoqi fakti që ajo nuk pëlqen të jetë në rrjetet sociale dhe nuk ka llogari në asnjë prej tyre.
Në kohen kur gjithçka vërtitet rreth ndjekësve online, asaj duket se kjo gjë nuk i intereson aspak madje dëshiron të qendrojë larg kësaj zhurme që për të është e pakuptimtë

.
“ Nuk mendoj se të qenit në rrjetet sociale do të ishte diçka e mirë për mua. Nëse njerëzit arrijnë që të përballojnë gjithçka që thonë për ta, bravo ju qoftë”, – ka thënë aktorja, duke lënë të kuptoj që ajo nuk i përballoj dot me moskokëçarje.


Në fund të intervistës ajo është pyetur rreth miqësisë dhe rëndësisë që ka për të ajo ështëshprehur: “ Mendoj që miqësia është pak a shumë gjithçka. Ti zgjedh familjen tënde, ti kupton që miqtë e tu janë njërëz me të cilët do të hysh në faza të ndryshme në jetë, ata janë familja që ti ke zgjedhur”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF