Lëngu i kësaj bime ju bën të përjetoni ndjesinë e vdekjes! 0 187

Sipas një studimi të kohëve të fundit një bimë tradicionale e cila gjendet në xhungël nëse konsumohet stimulon të njëjtën ndjesi sikur je duke vdekur. Ayahuasca,e cila konsumohet në formë lëngu nga vendasit në Amerikën Qëndore dhe të Jugut përdoret për të prodhura një drogë të njohur si DMT dhe përkthehet si “vera e vdekjes”

Një skuadër nga kolegji Imperial në Londër u dha 13 vullnetarëve DMT dhe më pas u kërkoi atyre që të plotësonin një pyetësor. Ata i krahasuan përgjigjjet e tyre me 67 persona të cilët më parë kishin kaluar një eksperiencë pranë vdekjes dh të dyja grupet raportuan vizione ku kishin parë një dritë të bardhë, ndiheshin sikur ishin larguar nga trupi i tyre dhe kishin arritur paqen e brendshme.

Studimi i kryer zbuloi se kjo ndodh pasi droga dhe eksperiencat pranë vdekjes kanë të njëjtin process në trurin e njeriut. Dr. Robin Carhart-Harris, drejtuesja kryesore e studimit tha se studimi i efekteve të drogës DMT do ti ndihmojë shkencëtarët që të kuptojnë më mirë psikologjinë dhe biologjinë e vdekjes.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article