KreuCelebrity

Sondazh/ Votoni trupin më të bukur të kësaj vere!

Është e pamundur të hapësh instagramin e të mos shohësh kudo plazhe, det, rërë, koktejl e çfarëdo ‘torture’ tjetër për ne që ende s’i kemi marrë pushimet. Si për ta shtuar edhe më dozën e ‘zilisë’ vajzat e njohura të showbiz-it  shqiptar, pasi u ra bretku gjithë vitin në palestër (por ka edhe nga ato që nëna natyrë i ka mbajtur me hatër dhe s’e patën fare të nevoshme palestrën  apo dietat), veshën rroba banjot dhe i mësynë detit, apo edhe oqeanit kudo nëpër botë.

Bikini, apo trupore, bukuroshet shqiptare u arratisën këto ditë të nxehta vere kudo ku ka ujë për t’u freskuar brenda dhe jashtë vendit, duke treguar krenare format e tyre. Që nga Egjipti nga ku na ka përshëdetur pak javë më parë  Era Istrefi, e deri tek Mikonos nga ku pak para dasmës na e kane bërë zili Sara dhe Lori Hoxha, ne ju sjellim të gjitha vajzat e njohura shqiptare në arratisjet e tyre të verës. Teksa i shohim format perfekte fizike te bukurosheve tona le të bëjmë edhe një sondazh për të zgjedhur bombën e kësaj vere!

Luana Vjollca

Armina Mevlani

Sara Hoxha

Era Istrefi

Flaka Krelani

 

 

Marina Vjollca

Jonida Maliqi

Lori Hoxha

Nora Istrefi

Hygerta Sako

Roza Lati

Zaimina

Ronela Hajati

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF