Sonila Meço fjalë zemre për të bijën: “Dhuroji botës një njeri të mirë” 0 430

Me ardhjen në jetë vite më parë të vajzës së saj Amaris, Sonila Meço i është përkushtuar totalisht rolit të saj si nënë. Si të gjitha nënat edhe ajo nuk lë ditë të veçantë të vajzës së saj t’i kalojë pa kujtuar dhe uruar dhe të njejtën gjë ka bërë edhe sot me rastin e ditës së emrit të Amaris.
Në një postim të ndjerë shkruar me fjalë zemre, Sonila uron të voglën e saj ndërkohë që gjithçka e shoqëron me një foto të Amaris, vogëlushes së saj shumë simpatike.


“Sot ke ditën e emrit e vogla jonë!
Dhe meqë emri është tingulli më i rëndësishëm dhe më i ëmbël për njeriun në çdo gjuhë te botës, uroj botës t’i dhurosh me emrin tënd një njeri të mirë! Ndërsa bota ty dashuri!”, – ka shkruar Sonila në Instagram.

Gëzuar Amaris, por jemi të bindur që çfarëdo të themi nuk e kalon dot bukurinë e fjalëve të mamasë tënde.

Previous ArticleNext Article