KreuCelebrity

Me stil si babi, Zaho një fashionist i vogël!

Një pasdite e bukur për familjen e kryeministrit. Ditën kanë vendosur ta mbyllin me një shëtitje në shëtitoren e Dhërmiut ku po kalojnë pushimet. Përgjatë shëtitores, Linda Rama dhe kryeministri mbajnë përdore Zahon që rritet çdo ditë.

Fotoja e shpërndarë në Instagram është e bukur, por s’ do ishte asgjë pa Zahon e vogël.
Veçantia e Zahos është mënyra si ka zgjedhur të vishet. Pantallona te shkurtra të zeza, bluzë me mëngë të shkurtra dhe kapele. Kur hedh sytë tek çorapet e kupton që ky djalë e ka modën në gjak. Çorapet me viza të bardha dhe të zeza janë lezeti i veshjes!

Dy janë mundësitë, ose për veshjen e Zahos kujdeset i ati ose dashurinë për veshjen ai e ka trashëguar nga kryeministri dhe që tani di të vishet me stil.

Një portret familjar i bukur dhe Zaho i vogël plot stil të kënaqin syrin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF