KreuCelebrity

Skandalet më të mëdha të familjes mbretërore!

Në gazetat Britanike gjendet një tjetër intervistë e Thomas Markle ku ai pretendon se gënjeu Princin Harry mbi fotot që i inskenoi me paparacët dhe se nuk i lejohej të fliste në dasmën e tyre më 19 maj. Edhe pse Markle ka thënë më parë se nuk do të fliste më me shtypin mesa duke tai s’mund të rrijë në heshtje. Sipas një raportimi nga Entertainment Tonight, Pallati mbretëror po ‘konsideron një strategji më agresive’ për të përballuar Markle- por shumë njerëz po pyesin veten si çdo gjë shkoi deri në këtë pikë.

Më poshtë ju paraqesim skandalet e familjes mbretërore.

Abdikimi I Eduardit VIII

Pasi I propozoi për martesë Wallis Simpsonit një gruaje Amerikane të divorcuar, Eduardi VIII e hodhi Britaninë në një krizë kushtetuese në atë kohë pasi mbreti dhe Kryetari I kishës së Anglisë e kishin të ndaluar të martoheshin me dikë që ka qenë i divorcuar, prandaj në 1936 ai abdikoi nga froni duke ia lënë atë vëllait të tij George, babait të Elizabetës.

Lidhja e Princeshë Margaretës me Peter Townsend

Gjatë kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabet, Princesha Margaret mori një copë garzë nga xhaketa e ish- punonjësit të ekuipazhit të babait të saj, Peter Townsend. Gjesti intim u vu re nga shtypi dhe u zbulua lidhja e fshehtë e të dyve që ishte një problem pasi Townsend ishte i divorcuar dhe nuk ishte burri i përshtatshëm për Margaretën e cila vinte nga një familje e shtresës së lartë. Akti i Martesave Mbretërore i shkruar në 1772-shin, bëri që Mbretëresha Elizabeth ti jepte fund martesës potenciale të së motrës. Ajo nuk u martua kurrë me Peter Townsend. Në vend të kësaj u martua me Anthony Armstrong Jones me të cilin u divorcua më vonë.

Simpatitë Naziste të Dukës së Winsdorit

Në 1957, shtypi Amerikan publikoi disa dokumenta gjermane që sugjeronin se Eduardi atëherë Duka I Winsdor jo vetëm që ishte një simpatizant i nazizmit por ishte edhe pjesë e një plani të organizuar të Hitlerit për tu vendosur sërisht në krye të shtetit. Ishte apo jo Duka i vetëdijshëm për këtë nuk dihet akoma por një gjë është e qartë: në 1937 ai vizitoi Hitlerin në Gjermani.

Ndarja e Charles dhe Diana

Edhe pse thashethemet kanë pllakosur atë për vite me rradhë, 1992-shi është viti kur martesa e tyre mori fund përfundimisht. Së pari me “Squidygate” ku rregjistrime personale të telefonatës së Princeshës Diana me një dashnor të supozuar u shpërndanë në shtyp. Më pas biografia shpërthyese e princeshës e shkruar nga Andrew Morton që tregonte me detaje për martesën e palumtur të saj. Në dhjetor të atij viti ata shpallën divorcing dhe më vonë u publikua edhe një telefonatë e Princit Charles me Camilla Parker Bowles që dëshmonte lidhjen e fshehtë midis tyre.

Intervista e Princeshës Diana në BBC

Në 1995-ën Princesha Diana dha një intervistë për Martin Bashir të BBC pa u konsultuar me pallatin mbretëror. Ajo aty tregoi për ‘luftën’ e saj me buliminë,  dëmtimin e vetes dhe fundin e martesës së saj me Princin Charle.

Pagesa e Sarah Ferguson

Në 2010-ën News of the World ‘kapi’ Sarah Ferguson duke shitur informacione rreth ish-bashkëshortit të saj Princit Andreë për 500.000 paund Britanikë. “500.000 paund kur të mundeni, për mua, i keni dyert e hapura”, tha ajo në një video. Pas shpërndarjes së lajmeve ajo kërkoi falje duke thënë se ishte e stresuar por pavarsisht kësaj nuk ka justifikim për mungesën e gjykimit dhe se ishtë penduar jashtë mase për atë q kishte bërë. Por dëmi tashmë ishtë bërë.

Ditët e festive të Princit Harry

Për njëfarëkohe Princi Harry ishte si një fëmijë i egër-dhe tabloidet e provojnë këtë. Veprimet e tij ishin ofenduese duke variuar nga veshja si nazist për të festuar dhe deri te fotografimi i tij duke festuar lakuriq në Las Vegas. Qysh prej asaj kohe Harry është bërë një antar më funksional I familjes mbretërore.

 Burimi/Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF