6 efekte negative te pilulave kontraceptive 0 334

Nuk është aq e lehtë sa duket të gjesh metodën e duhur kontraceptive për ty, por edhe atëherë kur e gjen, mund të përballesh me disa efekte anësore, në mjaft raste të pashmangshme. Ja disa prej pasojave kryesore hormonale të kësaj terapie:

  • Fryrja

Nëse fillon ky problem, duhet të bësh kujdes me ushqimet që ha. Lër jashtë menuse tënde brokolin, lakrën e Brukselit, atë normalen dhe lulelakrën sepse ato e shtojnë fryrjen më shume. Në ruajtjen e një ekuilibri mund të ndihmojë qumështi apo kosi pa yndyrë.

  • Ndjeshmëri të shtuar të gjoksit

Nëse vëren rritje dhe dhimbje, mund t`i shtosh disa vitamina regjimit tënd të përditshëm si vitamina B, E, kalcium dhe omega 3.

– Hemoragji të crregullt

Mund të kesh hemoragji në mes të periodave kur ndjek trajtim me kontraceptiv.

– Të përzjera

Është edhe ky një efekt i fshehur i trajtimeve të kësaj natyre. Ndjesia e të vjellës mund të shfaqet që në fillimin e trajtimit por lajmi i mirë është se largohet me kalimin e kohës.

-Dhimbje koke; ndeshen shpesh në raste të tilla, dhe kur gjendja bëhet keq, trajtimi duhet ndërprerë e duhet gjetur një rruge tjetër

  • Luhatje të humorit

Hormonet dhe emocionet ecin krah për krah, por më mirë të ndryshosh trajtim sesa te marrësh mjekime antidepresive.

Previous ArticleNext Article