Agron Llakaj, sërish gjysh: dedikimi i ëmbël i tij për nipin… 0 306

Pas mbesës, aktorit të njohur të humorit i erdhi radha të bëhet sërish gjysh, këtë herë me një nip. Djali është pagëzuar me emrin Teos. Lumturinë e tij, aktori ka zgjedhur ta shprehë me një status emocionues në “Facebook“. Edhe pse, para disa kohësh e prezantoi si pikën e dobët mbesën e vet Adea, Agroni duket se do ta “ndajë“ dashurinë, ndonëse Adea do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij.

Ja cfarë shkruan tani për Teosin:

`Të dua sa qielli e sa toka’! Një këngë ninulle djepi që ja këndoja sime bije kur erdhi në këtë botë…, dhe asaj i pëlqente shumë…, dhe tim biri ja kendova…, dhe atij shumë i pëlqente…., e pas shumë vjetësh zoti më solli një princeshë, Adean…,edhe kësaj ja këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj…., e sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahët e mi, Teos…, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir…, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot! Falemnderit që na e zbukurove jetën!’

Previous ArticleNext Article