KreuCelebrity

Johnny Depp akuza të pista për ish-partneren!

Aktorët e njohur Johnny Depp dhe Amber Heard kanë më shumë se një vit që janë ndarë. Deri këtu nuk ka ndonjë çudi, por ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore, ky duhet të jetë edhe shkaku se pse ata edhe pas një viti hedhin deklarata të rënda karshi njëri-tjetrit.

Pas ndarjes ishte Hard ajo deklaroi e para se ish-partneri i saj, Deep kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Ndërkohë së fundmi, dy aktorët janë përfshirë në një debat jo fort të këndshëm, e kur bëhet fjalë për personazhë të famshëm si ata, niveli i debatit i ulët nuk tolerohet.

Depp e akuzon ish-bashkëshorten, se i kishte ndotur krevatin në mënyrë krejt të pazakonshme, madje në bashkëpunim me miqtë e saj, në formë hakmarrje për vonesën në ditëlindjen që ajo kishte organizuar.

Hard nga ana tjetër e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se në fakt krevatin e tyre e kishte ndotur qeni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF