Lajme të mira për Brad, por të këqija për Angelinën! 0 847

Raportet në mediat amerikane tregojnë se një gjykatës e ka urdhëruar aktoren e njohur t`i lejojë ish bashkeshortit mundësinë që t`i vizitojë më shpesh gjashtë fëmijet e tyre përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje të përhershme. Edhe pse Angelina Jolie do të kishte preferuar ndryshe, ajo nuk ka pasur rrugë tjetër përvecse të pranojë t`i japë 54 vjecarit të drejtën të takojë fëmijët 4 orë kur ata janë në shkollë dhe 12 orë në ditët e pushimit.

Divorci i dy prej yjeve më të njohur të Hollivudit po bëhet gjithmonë e më i vështirë sidomos kur vjen fjala tek kujdestaria e fëmijëve.Javën e kaluar, në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Angelina e akuzoi Bradin se nuk ka qenë një baba i mirë për fëmijët e tij dhe se nuk ka paguar asnjë kacidhe për t`i mbështetur ata që nga ndarja në vitin 2016.

Por aktori, që agresivitetit të ish bashkëshortes i është përgjigjur me butësi, kujton sesi i ka dhënë asaj 1.3 milionë dollarë për vete dhe për fëmijët e tyre.

Previous ArticleNext Article