Mbretëresha Elisabeta do t`i lërë njërës prej nuseve një pjesë të madhe të pasurisë së saj. Po cilën ka zgjedhur? 0 1551

Në fakt, përgjigja nuk duhet të jetë e vështirë. Monarkja britanike e ka dëshmuar tashmë në disa raste afeksonin për nusen e nipit të vogël. Dhe pas vdekjes, duket se pjesën më të madhe të pasurisë ka në plan t`ia lërë pikërisht Meghanit.

Mbretëresha llogaritet të ketë në zotërim rreth 485 milionë dollarë. Burime pranë familjes mbretërore thonë se Elisabeta e II-të ka një dëshirë personale dhe një testament. “Feta e tortës “ që do të marrë djali i saj, princi Charles, nuk ka për të qenë aspak e vogël, por shuma të bollshme do ti rezervohen edhe anëtareve të tjerë të familjes dhe në listën e preferencave, spikat emri I Meghan Markle. Monarkja ka ndërmend t`i lërë një shumë të majme favorites së saj.

Por mësohet se Charles nuk është shumë I kënaqur me këtë ide, sepse mendon që përpara se të marrë vendime të nxituara, e ëma duhet ta njohë Meghanin pak më mirë. Atë e shqetëson gjithashtu dhe fakti që e shoqja, Camilla, nuk është përfshirë në listë.

Previous ArticleNext Article